Ditën e nesërme Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë.
Së bashku me kryeministrin Edi Rama ajo do të vizitojë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Ndërsa në orën 12:00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Sipas autoriteteve të të dyja vendeve, marrëveshja ka tri objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm të njerëzve, të parandalojë flukset e parregullta dhe të mirëpresë ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes.