Mbrëmjen e djeshme një ditë pas fitores triumfuese të Claudia Sheinbaum në zgjedhjet presidenciale të vendit u qëllua për vdekje me armë zjarri Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa.
Sipas mediave lokale, të panjohurit i zunë pritë Figueroas teksa ajo hynte në një palestër me truprojën e saj.
Qeveria e shtetit të Michoacan në Meksikën perëndimore, dënoi “vrasjen e kryebashkiakes së Cotija-s, Yolanda Sánchez Figueroa” dhe një operacion sigurie është duke u zhvilluar për të kapur përgjegjësit.
Shtatorin e kaluar kryebashkiakja Sánchez u rrëmbye teksa ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare ku makina e saj u bllokua nga njerëz të armatosur.
Tre ditë më vonë ajo u lirua dhe u gjet në një autobus pasagjerësh, pranë komunës së Vistahermosa.