Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një vilë dykatëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikëse për të mundur shuarjen e flakëve të rënë në vilën në pronësi të Gentjan Palla.
Pas fikjes së zjarrit forcat zjarrëfikëse konstatuan se shkaku i rënies së zjarrit është bërë shpërthimi i bombolës së gazit 5 litërshe.
Bombola e gazit ndodhej në një nga dhomat e katit të parë të vilës dy katëshe që përdorej për gatim.