Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një kanal vaditës në Greqi.
Vendi ku i ndjeri u gjet është një zonë rurale mes Diavatos dhe Kouloura të Imathia.
Trupi i tij u gjet këtë pasdite.
Policia po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.