-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Meloni në Shëngjin: Pakt inovativ, tre objektivat dhe sulmi kundër Ramës

Kryesoret

Kryeministrja italiane Meloni tha se pakti për emigrantët ka tre objektiva dhe mbrojti Ramën nga sulmet e RAI3.

“Falënderoj kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje. Përsëris të gjithë afërsinë e qeverisë italiane për sulmet që i janë bërë kryeministrit Rama, që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndihmuar Italianë. Kemi ndjekur edh enjë fushatë kundër qeverisë dhe se Shqipëria është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Shqipëria dhe Rama i ofrojnë bashkëpunimin Italisë.

Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ka pasur dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE-së dhe për të zgjedhur të gjitha ato mundësi bashkëpunimi dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë.

Më kujtohet kur në ditët më dramatike të COVID, qeveria shqiptare ofroi, na ndihmoi me 30 mjekë dhe infermierë në Lombardi, ashtu edhe në raste të tjera. Dhe një nga gazetat italiane e titulli “Përralla e bukur” dhe sot kryeministri Rama quhet “kriminel”. I them Ramës, se nuk është ai shënjestra dhe italianët e kuptojnë.

Luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, emigracionit të paligjshëm dhe përmes kësaj marrëveshje, Shqipëria ka vendosur në dispozicion disa territore në të cilat Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave, ku në Shëngjin do të mirëpriten emigrantët dhe më pas do të dërgohen në Gjadër.

Është një marrëveshje inovative. 15 vende të BE-së nga 27-të nënshkruan dhe i dërguan një apel KE-së për të kërkuar, që këto vende, të ndjekin shembullin e marrëveshjes me Italisë dhe Shqipërisë. Edhe vetë qeveria gjermane këshilluan ndjekjen e modelit italian” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit