Nga Shëngjini, kryeministri Edi Rama krah Melonit tha qeveria italiane do të jetë gjithmonë speciale, një aleancë strategjike që duam ta fuqizojmë.
“Për ne këtu në Shqipëri nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverisin Italinë. Por me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vëllazërie dhe të gjithë kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar. Kjo duhet kuptuar mirë edhe nga shokët e mi të së majtës italiane.
Se kur ata shprehin konsiderata si vepron qeveria shqiptare kundrejt Italisë, duhet të kuptojnë që tesera e anëtarësimit në një pari nuk ka të bëjë, qeveria italiane do të jetë gjithmonë speciale, një aleancë strategjike që duam ta fuqizojmë.
Dhe nëse gabon qeveria italiane, ne marrim pjesë në atë gabim, por le të mos e kthejmë në një cështje politike të përditshme. Jemi shumë të ngjashëm. Një ngjashmëri e cila ndonjëherë të bën të mendosh, se përse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe të bashkojmë edhe partitë politike, edhe gazetarët dhe të bëjmë një festë të madhe gjysmë të vërtetash dhe gazetarësh” tha ai.