Disa ndryshime të reja janë bërë në kabinetin e qeverisë ditën e sotme pasi Ceno Klosi u emërua zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, janë emëruar edhe dy zv.ministra të tjerë.
Dorian Tola është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes, dhe Niko Hyka është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vendimi për Tolën:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Vendimi për Hykën:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi
Niko Hyka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.