Truprojat dhe shoferët e Prokurorëve të Posaçëm si dhe agjentët e BKH-së dhe anëtarët e gjykatës së Posaçme do të përfitojnë rritje rroge.
Sipas vendimit duke qenë se puna e tyre klasifikohet e veçantë, do t ketë një stimul në pagën mujore.
Nga kjo rritje përfitojnë edhe efektivët e Gardës së Republikës që shërbejnë për Presidentin, Kryetaren e Kuvendit, Kryeministrin, Zv.Kryeministrin dhe ministrat.
Gjithsej nga kjo rritje përfitojnë 228 punonjës.