-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi-Noka: Nuk e hamë! 100 gardistë po mbrojnë Lindita Nikollën!

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe pjesa tjetër e deputetëve të PD-së që janë përjashtuar nga punimet nuk janë lejuar që të futen në Kryesinë e Kuvendit.

100 gardistë janë tek paradhoma e Lindës se do ta hanë Lindën. Këtu është përqendruar Garda që e mbron Lindën sikur ne jemi mafia apo krimi i organizuar. Dhunë, terror, banda dhe gjithçka dhe përsëri janë të tmerruar. Janë futur në bunker. Dera e mbyllur me hekura” tha Flamur Noka.

Bardhi tha se ishte nisur për mbledhjen e grupit të PD-së dhe jo për në komisionet parlamentare. “Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet e ka arritur sot duke shfaqur në sytë e publikut fytyrën e regjimit të Ramës.

Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit. Nuk aksesojnë zyrtar e tyre në Kryesi, duke e trajtuar si vilën e Lindita Nikollës. Sot kemi arritur që t’i tregojmë shqiptarëve se çfarë është në gjendje Rama të bëjë.

Aq punonjës garde nuk i çohen bandave përballë, por i kanë vënë përballë deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit. Sot është tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës, se si ajo ka zyrë në Kryesinë e Kuvendit dhe unë dhe deputetët kam zyrë.

Ne duam të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Sot kishim mbledhje grupi në orën 10:15, dhe kjo është shpërdorim detyre që do i bashkëngjitet kallëzimit për Nikollën”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit