-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen katër persona, sekuestrohen 19 kg kanabis

Kryesoret

Ditën e sotme në Tiranë në rrugën “Kasem Shima” u arrestuan katër persona për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të makinës tip “Benz” të 50-vjeçarit Gazmend Hoxha u gjetën 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuara narkotike kanabis me peshë 19.30 kg. Gjatë ndërhyrjes ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.

Ndërsa në kontrollin e banesës së 37-vjeçarit Aleksandër Kili u gjetën armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Në cilësinë e provës u sekuestruan 2 automjete, 7 aparate celulare dhe lënda narkotike.

Gjithashtu u arrestua edhe 54-vjeçari Saimir Gerbaj dhe 43-vjeçari me iniciale Orgest Beqo të cilët bashkëpunonin në prodhimin edhe shitjen e lëndëve narkotike.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit