-sidi education-spot_img
29.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe thirrje deputetëve: Ndryshoni paketën fiskale për fermerët

Kryesoret

Erion Braçe gjatë seancës së sotme nga foltorja e Kuvendit ka folur për sistemin fiskal të produkteve të bujqësisë. Ai iu ka bërë thirrje deputetëve të ndryshojnë këtë sistem.

‘Një element që është disfavor nga sistemi fiskal që kemi adoptuar që ka filluar që nga paketa fiskale e vitit 2018 e bërë këtu në parlament.

Impaktin e kanë dhënë të plotë siç ne e paralajmëruam me dëm kolosal në ekonominë bujqësore. Nëse ka sukses është puna e palodhur e fermerëve dh jo tatimi fiskal mbi ta. Nëse ne prodhojmë domate të freskëta dhe jemi eksportues, duhet të importojmë domate nga jashtë dhe të prodhojmë salcë dhe ta shesim jashtë si salcë. Janë pa humbje kur importojnë domate.

Ky disfavor duhet të kompensohet. Pas kaq vitesh konsultimi me ata njerëz që merren me atë punë, ka ardhur momenti të ndryshojmë sistemin e tatimit mbi vlerë e shtuar, që prodhuesit tanë të mos ndjehen të disfavorizuar me produktet e importit. Nuk do rritemi sa çka nevojë konsumi. Është momenti për të ndërhyrë’, tha Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit