-sidi education-spot_img
20.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Spital ekselence në Tiranë për sëmundjet e komplikuara

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në Tiranë do të ndërtohet një spital ekselence nga Grupi San Donato. Punimet pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2028. Për Ramën kjo shënon një kapitull të ri për shëndetësinë.

Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm për sektorin tonë shëndetësor sepse kemi nevojë për një shtysë tjetër përpara. E nisëm punën me infrastrukturë jashtë çdo standardi, kemi bërë goxha punë për të rindërtuar, për të nxitur më tepër mjekët dhe infermierët, dhe kemi punuar për të kaluar nga një sistem që ishte dështim i madh, drejt një sistemi që ka nisur të rrugëtojë drejt asaj që është ambicia e qytetarëve shqiptarë. Ama kemi ende shumë punë për të bërë për të garantuar cilësi shërbimi.

Ky realitet i ri është i rëndësishëm si model dhe pikë referencë, për rritjen e dijes dhe kapitalit njerëzor, që formohet në Shqipëri. S’do jetë vetëm spital ekselence që vjen nga jashtë, por ku ekselenca krijon kushtet për mjekët dhe infermierët shqiptar, që t’i shërbejnë vendit të tyre, në një realitet që është në nivelet më të mira europiane. Vendi do të jetë më mirë i pajisur për t’u shërbyer qytetarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit