Në pranga ka rënë autori i zjarrvënies së 7 makinave në një bizes në Kamëz.
Amarildo Saliu, 23-vjeç është vënë në pranga si autori i dyshuar i djegies së 7 makinave në biznesin e dhënies me qira të shtetasit Edjon Hoxha.
Në kamerat e sigurisë së Edjon Hoxhës janë parë 2 persona të maskuar me kapuç të cilët kanë hyjnë nga një rrugicë pa ndriçim dhe kaluan në rrjetën në servisin.
Policia shoqëroi 4 persona, dhe nga marrjet në pyetje rezultoi se autori i cili hodhi benzinën dhe i dogji ishte Amarildo Saliu, i cili edhe vetë punonte me makina të cilat i jepte me qira.









