Një 42-vjeçar shqiptar i cili ishte përfshirë në një bandë italiane që merrej me trafikun e drogës u arrestua pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Belgjika.
Policia belge sekuestroi 100 kilogramë kokainë dhe Speed (përzierje kafeine dhe amfetamine) dhe 265 mijë euro cash.
Në këtë bandë u arrestuan në total 17 persona, 11 prej të cilave në Belgjikë dhe 6 në vende të tjera.
Emrat e 17 të dyshuarve figurojnë në dy dosje, një nga policia federale belge dhe një nga policia lokale e Antwerp.









