-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Chris Hill: SHBA, e kënaqur me politikën e Serbisë në dialogun me Kosovën

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me e Kosovën dhe bashkëpunimin me Ukrainën, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. Në intervistë ai foli edhe për zhvillimet në Serbi dhe zgjedhjet lokale të 2 qershorit, të cilat sipas tij, rrodhën më mirë sesa zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar. Intervista e mëposhtme është shkurtuar dhe redaktuar për hir të qartësisë.

Zëri i Amerikës: A po bën Serbia mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën…?

Christopher Hill: Duhet ta pyesni qeverinë serbe për hollësitë. Ne ishim të kënaqur të shohin shtimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Ukrainës. Zonja e parë e Ukrainës vizitoi Serbinë dhe ishte një vizitë e rëndësishme. Ministri i Jashtëm ukrainas ishte në Serbi po ashtu. Zonja (Tamara) Vuçiç ishte në Ukrainë vitin e kaluar.

Marrëdhëniet janë përmirësuar vërtetët dhe jam i kënaqur për këtë. Më duhet ta bëjë të qartë qëndrimin tonë, që besoj se ndahet edhe nga serbët, se agresioni rus në Ukrainë nuk duhet lejuar të vazhdojë.

Ky është një problem i madh për gjithë Evropën, përfshirë Serbinë. Prandaj duhet të gjithë ta bëjmë të qartë qëndrimin tonë dhe serbët besoj e kanë bërë këtë duke votuar në mbështetje të Rezolutave të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje. Po ashtu prapa perdeve kanë punuar në përpjekjet për të rivendosur paqen dhe sigurinë në Evropë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit