-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Amaneti yt u vu në vend”, mjeku Kalo dedikim prekës bashkëshortes

Kryesoret

Një javë më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë u nda nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo.

Mjeku Kalo me anë të një postimi ka shkruar disa rreshta të ndjera për bashkëshorten.

“E kish lënë amanet të përcillej me rrobat me të cilat festuam ditëlindjen e 25-të të yllit tonë të vogël Genta Juna Kalo si dhe të prehej shumë pranë varrit të Ardit. Ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin. Amaneti yt u vu në vend”-shkruan mes rreshtash mjeku.

Më tej ai shkruan “Mbi arkëmort do vendosen edhe 72 trëndafila të kuq, rozë dhe të bardhë, sikundër kurdoherë ti i pëlqeje, dhe numri përkon me atë çka ti shpreheshe dhe dëshiroje kur u sëmure: “Të paktën të mbush 72 vite, para se të ndahem nga kjo jetë”.

Gjithashtu mjeku i premton se do ta kujtojë gjithmonë atë dhe do të kujdeset për fëmijët e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit