Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e 4 majit në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak. Një motor, i drejtuar nga Alban Gajda, 45 vjeç, është përplasur me një automjet BMW, që drejtohej nga një grua 34-vjeçare.
Pas përplasjes, pasagjeri i motorrit, Adrian Azemi, 54 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i motorrit është plagosur dhe është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









