-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Shqipëria humb në garën për pagat, 8 Maji protestë për ndryshim

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj situatës ekonomike të vendit, duke e cilësuar atë si një ndër arsyet kryesore që ka nxitur thirrjen për një protestë kombëtare më 8 Maj.

Bardhi ka theksuar se ekonomia e Shqipërisë ka humbur terren krahasuar me vendet e tjera të rajonit, duke i bërë qytetarët të përballen me paga të ulëta dhe çmime të larta, një situatë që ka krijuar pakënaqësi të madhe tek populli.

Postimi i Bardhit:

Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave.
Edhe në 2025-n, paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit në Serbi (1290 euro),Bosnjë-Hercegovinë (1245 euro), Mal të Zi (1206 euro), Maqedoninë e Veriut (1100 euro), e ishte 30-50% më e lartë sesa nëShqipëri (860 euro).
Qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta. Kjo po nxit jo pak shqiptarë të bëjnë turizëm rajonal për blerje, si për naftën, ashtu dhe për ushqime e produkte të tjera jetike.
Ekonomia është kryearsyeja pse shqiptarët duhet të kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar. Në 8 Maj, të gjithë bashkë, në protestë kombëtare, për një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve dhe të pa korruptuar, që garanton më shumë mirëqenie, një ekonomi më të mirë, paga më të larta dhe çmime më të ulta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit