-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën

Kryesoret

Presidenti Joe Biden do të përpiqet të bindë udhëheqësit e vendeve më të pasura të botës që të ofrojnë deri në 50 miliardë dollarë kredi për të mbështetur luftën e Ukrainës. Fondet do të mundësohen nga interesat e pasurive ruse të ngrira në institucionet financiare perëndimore.

Presidenti amerikan dëshiron që homologët e tij në G7 ta miratojnë këtë plan në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në Apulia të Italisë, që pritet të fillojë në 13 qershor.

Por përpara se vendet partnere në G7 të japin mbështetjen, do të duhet të qartësohen shumë prej detajeve të kësaj skeme, i tha Zërit të Amerikës një person në dijeni të planit të presidentit Biden.

Pjesa më e madhe e pasurive ruse me vlerë rreth 280 miliardë dollarë, të ngrira nga institucionet perëndimore pas sulmit në Ukrainë në shkurt 2022, gjenden në Evropë, kryesisht në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Në prill, presidenti Biden firmosi ligjin që i lejon Uashingtonit të konfiskojë rreth 5 miliardë dollarë pasuri ruse që ishin ngrirë në institucionet financiare amerikane.

Duke i rezistuar trysnisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina për të sekuestruar vetë pasuritë ruse drejtpërsëdrejti, zyrtarët e BE-së miratuan në maj një plan më të kufizuar, për përdorimin vetëm të interesit që krijohet nga këto pasuri, interes që vlerësohet në rreth 3 miliardë dollarë në vit./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit