Presidenti amerikan Joe Biden, e ka përsëritur të shtunën mbështetjen e fuqishme për Kievin teksa e lufton pushtimin rus.
Biden ka paralajmëruar që Kremlini nuk do të ndalet në Ukrainë nëse fiton.
Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka pasur me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris.
“Putin nuk do të ndalet në Ukrainë… E gjithë Evropa është e kërcënuar. Ne nuk do të lejojmë të ndodhë diçka ashtu”, ka thënë Biden.
Më tej ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara janë duke mbështetur Ukrainën. Nuk do ta braktisim, e përsëris”.