-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë tkurrin popullsinë në Kosovë

Kryesoret

Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë në Kosovë vlerësohen nga ekspertët ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në tkurrjen e popullsisë në vend.

Të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë pritet të publikohen në muajin korrik, por sipas të dhënave paraprake të publikuara muajin e kaluar nga Agjencia e Statistikave, numri i popullsisë në Kosovë ka rënë rreth tetë për qind.

“Në radhë të parë është migrimi i jashtëm i popullsisë, pastaj kemi shkallën e lindshmërisë që ka filluar të bie në Kosovë sikur në gjithë vendet në rajon por edhe më gjerë. Pastaj kemi plakjen e popullsisë domethënë rritjen e jetëgjatësisë që ndikon në plakjen e popullsisë dhe kemi faktorët tjerë që janë ekonomikë e të cilët rezultojnë me ndryshime demografike”, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës, Visare Mujko Nimani nga zyra e UNFPA-së në Kosovë.

Një anketë e zhvilluar nga instituti për studime të avancuara GAP në fund të vitit të kaluar nxori në pah se 27 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë plane për emigrim. /VOA 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit