-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Këtë vit presim 15 milionë turistë

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa po vijon turin e mirënjohjes në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste ka folur në lidhje me turistët.

Veliaj deklaroi se kryeqyteti këtë vit do të presë rreth 15 milionë turistë.

“Nëse vazhdojnë këto ritme, deri në fund të vitit do të kemi mbi 15 milionë turistë. Ose më shumë se një milion në muaj. Pra, një dyfishim i popullsisë në Tiranë, që sjellin dyfish amortizim të rrugëve, më shumë trafik nga turistët, që do të marrin makina me qira, do të ketë nevojë për dy herë më shumë pastrim nga mbetjet që prodhohen nga restorantet, dyqanet, nga çdo pikë ku shërbehet. Por, do të ketë dy herë më shumë ngarkesë në të gjitha klubet dhe lokalet e Tiranës”, tha Veliaj.

Gjithashtu ai shtoi se ky transformim që i ka ndodhur tani Tiranës para disa vitesh as nuk mendohej se do të arrihej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit