-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Edi Rama vizitë në Prishtinë, zbardhet axhenda

Kryesoret

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Në nisje të vizitës Rama do të zhvillojë një takim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Më pas Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Në vijim të agjendës Rama do të mikpritet dhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit