Ka ardhur një reagim nga policia spanjolle pas operacionit të ditës së premte ku në bashkëpunim mr SPAK në Shqipëri u arrestuan 26 persona të cilët ishin të përfshirë në një organizatë kriminale.
Policia spanjolle tregon se janë kryer 47 hyrje dhe disa kontrolle teksa njëra prej tyre është në Tarragona dhe një pjesë tjetër në territorin shqiptar, ku ka pasur 26 të arrestuar.
Ndërsa në territorin e Kosovës është shkatërruar një laborator për krijimin e dokumenteve fallso.
Nga hetimet e agjentëve u zbulua se një pjesë e anëtarëve të këtij rrjeti transnacional me origjinë shqiptare udhëtonin çdo javë nga Shqipëria në Spanjë, përmes Serbisë dhe Hungarisë, duke transportuar emigrantë shqiptarë me furgona drejt qyteteve të Barcelonës dhe Tarragonës. Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbulimi i se në këto transferta, duke përdorur sisteme “cove”, ata kanë shfrytëzuar rastin për të transportuar si lëndë narkotike, ashtu edhe bizhuteri, armë zjarri e municione të vjedhura.
Disa nga anëtarët e organizatës shquheshin për rrezikshmërinë e tyre, pasi ishin përfshirë në të shtëna për shkak të “përplasjeve” të drogës nga organizata të tjera rivale. Në fazën përfundimtare për mbledhjen e provave më të fundit, në datën 7 janë kryer 47 regjistrime e kontrollime dhe janë arrestuar 26 persona në Republikën e Shqipërisë