Mbrëmjen e djeshme në Shkodër u plagos në Shkodër Ndue Preka nga një person i paidentifikuar.
Ai u qëllua me pistoletë 3-4 herë por u plagos nga një plumb në këmbë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” i cili përfundoi në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Unë nuk e di kush më qëlloi. Ka qenë errësirë nuk kam mundur ta njoh autorin, më ka qëlluar dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me askënd, ndaj nuk kam dyshime se kush mund të jetë personi që më qëlloi” deklaroi 30-vjeçari.
Policia po punon për identifikimin e autorit.