Minoriteti grek në Shqipëri po feston pasi kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet pas hekurave për blerje votash, zuri vendin e 3-të me votën e Demokracisë së Re në zgjedhjet europiane të 2024-ës.
Vetë Fredi Beleri, nga burgu, dha mesazhin e tij pas fitores.
“Gjatë gjithë këtyre muajve u forcua nga besimi im se drita fiton mbi errësirën dhe se fuqia e demokracisë mund të fshijë çdo grusht shteti, për sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Ne luftuam për demokracinë, shtetin ligjor dhe liritë dhe dinjitetin e qytetarëve. Ndeshja u zhvillua në kushte të pafavorshme, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane dhe u fitua falë nderit dhe krenarisë së grekëve.
Dua të falënderoj grekët që më nderuan me votën e tyre, familjen time që ishte mbështetja dhe zëri im, miqtë në të gjithë Greqinë që më qëndruan në krah në sprovën më të vështirë të jetës sime. Dhe sigurisht Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilin do të jem gjithmonë mirënjohës.Si eurodeputet do të punoj shumë për të qenë i dobishëm për fraksionin tim dhe mbi të gjitha për vendin tonë.”, tha ai në reagimin e tij.