Arlind Ajeti është optimist për Euro2024. Arlind Ajeti tha se bashkë me shokët e skuadrës nuk kanë bërë llogari, por do të vlerësojnë çdo ndeshje njëra pas tjetrës.
“Është diçka e veçantë. Të shohim, të nxjerrim maksimumin. Kemi 3 finale mund të themi se çdo ndeshje është diçka speciale për ne. Do jetë vështirë, por gjithmonë shpresojmë të bëjmë diçka speciale, por të shohim si del”, tha Ajeti.
“Ne mundohemi të mbështesim çdo lojtar që ndoshta me moshë është pak më i ri. Mundohemi që jashtë fushe, ose në fushë, me mbështet në çdo mënyrë”, u shpreh Ajeti.