Një banesë raportohet të jetë djegur mbrëmjen e sotme në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.
Banesa ishte e braktisur shumicën e kohës ndonëse një person e frekuentonte shpesh.
Gjatë kontrollit që kanë ushtruar punonjësit e zjarrfikëses pasi kanë shuar zjarrin në banesë kanë gjetur trupin pa jetë dhe të shkrumbuar nga flakët të një personi rreth 70 vjeç dhe i pa strehë.