-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin përjetë për Dritan Dajtin

Kryesoret

Gjykata e Lartë lë në burg përjetë Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në gusht 2009. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg.

Prokuroria kërkonte të lihej në fuqi vendimi i shkallës së parë, pasi Apeli pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Dritan Dajti do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë teksa u dënua për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit