Sot në orën 12:00, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë do të shqyrtojnë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për lirimin nga paraburgimi. Seanca do të udhëhiqet nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Beqaj ndodhet në paraburgim që prej korrikut 2024, si pjesë e hetimeve të SPAK mbi përdorimin e donacioneve të huaja.
Ndërkohë, për çështjen e sterilizimit, ai vazhdon të gjykohet pa masa sigurie.









