Ditën e sotme në Kavajë u arrestua 47-vjeçari me iniciale A.Sh, banues në Vlorë.
47-vjeçari u arrestua gjatë vjedhjes së një televizori në një banesë.
Nga veprimet hetimore ai dyshohet se këto dy muajt e fundit ka bërë katër vjedhje të tjera në lagje të ndryshme të Kavajës.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.