Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet konferenca e 51-të Rajonale e INTERPOL për Europën.
Konferenca është aktiviteti më i rëndësishëm i INTERPOL-it në Europë ku drejtues të lartë nga vendet anëtare do të kenë mundësi që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre, të marrin vendime dhe masa në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Në konferencë do të ketë fjalime të autoriteteve të larta shtetërore të Shqipërisë dhe drejtuesve të INTERPOL-it.
Gjithashtu do të marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Europës dhe më gjerë.