Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje për vendimin e Apelit.
Shehu shprehet se një betejë u fitua përballë regjimit dhe beteja e radhës sipas tij do të jetë lirimi i Berishës i cili ndodhet në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.
“Një betejë që ka etapën e radhës lirimin e të burgosurit politik, Sali Berisha. E më tej rrëzimin e rregjimit narko-trafikant e vendosjen e vlerave, demokracisë, Europeizmit”, shkruan Shehu.
Gjithashtu ai ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit.