Në Kosovë sot shënohet 25-vjetori i çlirimit të Kosovës. Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit në orën 12:00 do të bëhet marshimi i i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Në këtë parakalim do të marrin pjesë krerët e shtetit, deputetë, ministra si dhe personalitete të ftuar.
Ndërkohë 25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.