Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Perondi të Kuçovës ku një 55-vjeçar teksa drejtonte zetorin humbi kontrollin dhe për pasojë ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqjësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.