-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Deputetët drejt “Euro2024”/ Bardhi: E bëtë Parlamentin si dyqanin e lagjes

Kryesoret

Deputetët afruan me 24 orë seancën e parlamentit për shkak se do të largohen drejt Gjermanisë për të ndjekur kombëtaren të shtunën.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi shpjegime zyrtare drejtueses së seancës së Parlamentit, Ermonela Felaj se përse mbledhja e planifikuar për nesër u bë sot.

“Ne distanohemi nga ajo arsye banale që ka dalë që zhvendos axhendën e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi nuk është dyqani juaj i lagjes.

Ju duhet të tregoni arsyen e zhvendosjes së seancës nga e enjtja. Pse ka ndodhur kjo? Është shkelur rregullorja e Kuvendit. Vendimi është i njëanshëm” tha ai.

“Së parë jeni me vonesë, sepse javën e kaluar u votua kalendari për tre javët në vijim. Ju nuk ngritët asnjë pretendim. Është vendim i konferencës ku ju nuk denjuat të merrnit pjesë. Nuk iu jap asnjë shpjegim” tha Felaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit