-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: 25 vjet pas çlirimit, Kosova e meriton anëtarësimin në NATO

Kryesoret

Ditën e sotme Kosova feston 25-vjetorin e çlirimit. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Kuvend në seancën plenare tha se Kosova e meriton anëtarësimin në organizatën ushtarake të NATO-s, 25 vjet pas çlirimit me ndihmën e NATO-s.

“Hyrja e NATO-s në qershor të 1999-s ishte fuqi e solidaritetit ndërkombëtar dhe besimit universal të një populli për të qenë i lirë. Liria është më shumë se sa fjalë. Është thelbi i qenies sonë. Ajri që e thithim, ëndrra që guxojmë ta ëndërrojmë. E ardhmja që aspiruam dhe për të cilën luftuan e dhanë jetën çlirimtarët tanë”, tha Osmani.

Më tej ajo tha se Kosova përherë do t’i kujtojë të rënët dhe të gjithë ata që dhanë kontribut për lirinë e Kosovës por mbi të gjitha duhet nderuar stoicizmin e popullit të Kosovës dhe ushtrinë çlirimtare.

Osmani shprehet se NATO-ja ka dhënë mbështetjen dhe sot synojmë dhe e meritojmë anëtarësimin në këtë organizatë ushtarake me ushtrinë tonë që me profesionalizmin e saj është e gatshme të bëhet kontribuuese për paqe kudo në glob.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit