-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas ndarjes nga jeta të Qazim Sejdinit reagon Çuçi: Drejtoi Elbasanin me urtësi

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në rrjetet sociale ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Çuçi e shoqëron mesazhin e tij me një foto të 9 viteve më parë gjatë ceremonisë së konstituimit të Sejdinit në krye të bashkisë .

Reagimi i plotë

E trishtë ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, mikut tonë të mirë, socialistit të përkushtuar dhe drejtuesit të spikatur në qeverisjen vendore për më shumë se një dekadë. Drejtoi Elbasanin me urtësi e pa bërë kurrë dallime për qytetarët. Diti mençurisht të adresonte shqetësimet e tyre dhe sfidat e qytetit. Do t’i mungojë shumë njerëzve të tij të afërt dhe Elbasanit që e nderoi me detyrën e lartë të kryetarit të bashkisë. Le një boshllëk të madh edhe në familjen tonë politike. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje të veçantë. Ngushëllime familjes Sejdini! Lamtumirë miku ynë🙏

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit