-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i BE-së/ Dialogu Kurti-Vuçiç i shtyhet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë

Kryesoret

Takimi i përbashkët mes ministrave të Jashtëm të BE-së dhe homologëve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua të hënën në Bruksel, ku një nga temat kryesore ishte dialogu Kosovë-Serbi. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, bëri të ditur se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishin të gatshëm për takimin, por zgjedhjet e ardhshme në Kosovë e kanë shtyrë procesin.

“Ne në fakt e kishim planifikuar dialogun Beograd-Prishtinë, dialogun politik të nivelit të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve. Por tani kemi përsëri zgjedhje në Kosovë, të cilat, sigurisht, po e shtyejnë procesin,” tha Kallas.

Ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, theksoi se vendi mbetet i gatshëm për avancim vetëm përmes procesit meritor. BE po përgatitet gjithashtu për samitin BE-Ballkan Perëndimor në qershor në Mal të Zi, që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit