Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s në momentin e bombardimit të Serbisë, Havier Solana kishte një mesazh për Kosovën me rastin e 25-vjetorit të çlirimit. Ai kërkoi që Kosova të shndërrohet në një shtet të fortë.
“Duhet të jeni të aftë për të ruajtur demokracinë, të aftë ta ruani lirinë dhe të gatshëm të përgatiteni për ndryshimin e madh, që do të jetë integrimi evropian.
Me 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb. Në këtë ditë u përmbush ëndrra shekullore e popullit të Kosovës për liri”, mbyllet mesazhi i Solanes.