Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për punonjësen e Bankës së Shqipërisë, Milena Deraj e cila u dënua me 5 vite burg.
31-vjeçarja u arrestua rreth një vit me pare, pasi u akuzua se ka mashtruar tre persona duke u marrë shuma të majme parash.
Ajo i mori Hasan Verracakut, Abedin Verracakut, Shyqyri Verracakut, shumën prej 340 mijë euro, duke iu premtuar se do i ndihmonte në një gjyq që ata kishin.
Gjithashtu ka mashtruar dhe mikeshën e saj të cilës i mori 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.
Më pas shoqja e kuptoi mashtrimin dhe e denoncoi në polici.