-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Bogu’: Kombëtarja e kompletuar, ka fantazi dhe gjuan nga distanca

Kryesoret

Ish-sulmuesi kuqezi Erion Bogdani inkurajon kombëtaren në përballjen e parë kundër Italisë. Ai shprehet se Shqipëria me Sylvinhon u rrit shumë.

“Është një ndeshje speciale për të gjithë vendin, unë do të jem në Dortmund për të bërë tifo për vendin tim. Unë jam prej 24 vitesh në Itali, bashkëshortja ime, fëmijët e mijë, janë italianë, e njohin pak Shqipërinë.

Nëse do të qëndroja në shtëpi do ta gjeja veten mes tifozësh italianë. Mes këtyre përfaqësueseve ka një lidhje shumë të fortë.

Shqipëria me Sylvinhon u rrit shumë, mposhtën Poloninë dhe Republikën Çeke gjatë fazës kualifikuese. Është një skuadër shumë kompakte, trajneri është treguar i zoti të mbajë ekipin të karikuar, kush futet nga stoli do të tregojë se sa vlen.

Ata mbrohen në grup, kanë lojtarë me shumë fantazi që mund t’ia dalin edhe me goditje nga distanca. Janë një skuadër e kompletuar, kur zbresin në fushë e kupton që janë gjithnjë në maksimum”, theksoi Bogadi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit