Gjykata e Lartë e SHBA-së, ka hedhur poshtë disa përpjekje për të kufizuar aksesin në pilulën e abortit mifepristone.
Ky vendim është një fitore e madhe për aktivistët pro-zgjedhjes dhe vjen 2 vite pasi gjykata shfuqizoi garancinë mbarëkombëtare për abort.
Gjyqtarët vendosën që paditësit, një grup mjekësh dhe aktivistësh kundër abortit, nuk kishin të drejtë ligjore për të paditur.