-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis protesta para Kushtetueses kundër taksimit të profesioneve të lira

Kryesoret

Ka nisur protesta para Gjykatës Kushtetuese e profesionistëve të lirë, ku kërkojnë shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

Sipas ligjit të ri, të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit po tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14.000.000 lekë dhe mbi 14.000.000 lekë është vendosur tatimfitimi 23%.

Me dhjetra qytetarë, ofrues të shërbimeve profesionale, janë mbledhur paqësisht për të protestuar para Gjykatës Kushtetuese, teksa protesta është organizuar nga emisionit “Piranjat”. Gjitashtu, pjesë e kësaj proteste pritet të jenë dhe të gjitha partitë opozita parlamentare ose jo, ku kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të mbajtur fjalime duke ngritur zërin ndaj këtij shqetësimi.

Vetëm Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe ajo e Noterëve nuk ka dërguar përfaqësuesit e saj në këtë protestë.

Nga 1 janari 2024, kur ligji i ri nisi zbatimin me profesionet e lira, është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e padive do të mbahet më 18 Qershor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit