Në Shkodër u arrestua një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.
38-vjeçari Belirjan Kapera banues në Shkodër kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjykata e Shkodrës e ka dënuar 38-vjeçarin me 5 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.