Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas dalje nga SPAK ka akuzuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion Altin Dumanin.
Meta shprehet se është marrë në pyetje si person që është kundërshtar i narko-regjimit.
Më tej ai thekson se Prokuroria e Posaçme merret me “përrallat e laraskave”, ndërkohë që nuk ndalon aferat, atë të Portit të Durrësit, Inceneratorët dhe PPP-të.
“I cili në vend që të hetojë McGonigalin, të cilin e ka takuar ai dhe prokurorët e tjerë, në vend të ndalojë Edi Ramën, Inceneratorin, aferën e Portit e Durrësit, në vend të ndalojë gjithë ato PPP që janë vjedhja më e madhe financiare, merret me përrallat e laraskave të tij. Po iki se kam sipërmarrjen dhe tryezën. Këto do Dum-Dumani, këto detyra i kanë caktuar. Jam pyetur si kundërshtar i narko-regjimit, që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj. Dum Dumani që bën të ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën”, thekson Meta.