Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi hapjen e aplikimeve për rekrutët e rinj.
“Aplikimet për rekrutët e rinj janë hapur deri më datë 26 gusht 2024”, theksoi Peleshi.
Forcat e Armatosura kanë nisur regjistrimet e kandidatëve për ushtarë dhe detarë aktivë, duke ofruar kushte, pagesë dhe trajtim dinjitoz për çdo të ri deri në 30 vjeç.
Me 444 kuota të disponueshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe të mirëpaguar, si dhe për të përmbushur një mision të shenjtë në shërbim të atdheut” tha ai.