-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivalit të Shqipërisë i dëmtohet mbrojtësi

Kryesoret

Lajmi nga stërvitja e sotme e skuadrës spanjolle, rivales së Shqipërisë në Euro2024 është mungesa e Aymeric Laporte. Mbrojtësi qendror i Al-Nassr vuan nga shqetësimi i muskujve.

Laporte, i cili do të udhëtojë drejt Berlinit së bashku me shokët e tjerë të skuadrës është praktikisht i përjashtuar për debutimin ndaj Kroacisë, gjë që sqaron dyshimet në mbrojtje të Luis de la Fuente.

Këtë javë pati spekulime për çiftin e mundshëm të qendërmbrojtjes, por ky skenar i ri i qartëson gjërat. Nacho dhe Le Normand do të jenë dyshja startuese kundër Kroacisë këtë të shtunë në orën 18:00 në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Në miqësoren e fundit përgatitore, Laporte luajti 38 minuta kundër Irlandës së Veriut në pjesën e dytë të ndeshjes dhe pavarësisht shqetësimit ai do të udhëtojë nesër në Berlin me pjesën tjetër të shokëve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit