Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane e cila gjatë kontrollit i gjeti në automjetin e tij një lëndë narkotike me vlerë 1 milionë euro.
Ai u arrestua në Bolzano teksa kryente pagesa.
Policia po shkonte për kontroll pasi ai nuk po lëvizte automjetin dhe kishte krijuar probleme në qarkullim.
Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e policëve që vendosën të ushtrojnë një kontroll. Nga kontrolli rezultoi se shqiptari, banues në Lombardi , kishte precedentë të shumtë penalë dhe krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, përfshirë edhe tregtimin e drogës.
Sasia e drogës e sekuestruar mund të ndahej në të paktën 45,000 doza , me një vlerë të përllogaritur të shitjes me pakicë në tregun e paligjshëm prej gati 1 milion euro .