Gruaja dhe vajza e shqiptarit Ilirjan Minaj kanë dhënë një tjetër version për vrasjen e tij. Detajet e reja që dha gruaja e vajza e 61-vjeçarit i rrëzojnë të gjitha pretendimet që dha vrasësi italian.
Italiani 41-vjeçar Riccardo Stefani pretendon se e vrau shqiptarin në vetëmbrojtje pasi Minaj sipas tij godiste me forcë derën, ai mori thikën dhe e goditi përtej saj. Por i gjithë ky version hidhet poshtë nga vajza dhe bashkëshortja e viktimës.
“Nëna e Stefanit kishte mbyllur derën e shtëpisë duke e lënë jashtë të birin. Dera nuk u thye nga im atë, por nga Stefani që hyri me forcë për të marrë thikën”, deklaroi e bija e viktimës, G.Minaj.
Sipas Stefanit shkak për ngjarjen u ishin bërë shakatë e mëparshme që kishin pasur mes njëri-tjetrin. Mirëpo ky pretendim mohohet nga gruaja dhe vajza e Minajt.
Ato thanë se “Nuk ka pasur asnjëherë shaka. Dhe atë natë, nga ana e Stefanit nuk pati asnjë lloj vetëmbrojtjeje të ligjshme”.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende për t’u sqaruar mbi të gjitha për shkak të dy versioneve që japin tashmë palët.
Ndërkohë po pritet që të bëhen publike edhe rezultatet e autopsisë mbi trupin e shqiptarit